Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se synon të largohet nga politika në vitin 2027, në fund të mandatit të tij të dytë 5-vjeçar. Gjatë një vizite dy ditore në Qipro, ai u shpreh se “nuk ishte në politikë më parë dhe nuk do të jetë as pas saj”, duke lënë të kuptohet se nuk planifikon të vazhdojë aktivitetin politik pas presidencës. “Nuk kam qenë i përfshirë në politikë përpara se [të bëhesha president] dhe nuk do të jem i përfshirë as më pas”, tha presidenti. Macron shtoi se në këtë fazë të mandatit, sfida më e madhe është të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së arritjeve të tij dhe pranimit të atyre që “nuk kanë funksionuar”. Ndërkohë, në Francë ka nisur tashmë diskutimi për zgjedhjet...