Këlliçi: SPAK mbyll sytë dhe veshët kur flitet për Edi Ramën, por ne do depozitojmë çdo material në prokurori
Pas denoncimit të asaj që e cilësoi si një mega-aferë me licencën e kazinosë në kullën "Air Albania", Belind Këlliçi deklaroi se Partia Demokratike do të depozitojë në SPAK të gjithë dokumentacionin dhe materialet që, sipas tij, lidhen me këtë çështje, si edhe me raste të tjera ku përmendet Olsi Rama. Këlliçi akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka dështuar të hetojë aferat që, sipas tij, lidhen me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se "SPAK bën veshët e shurdhër dhe mbyll sytë" kur përballë ka emrin e kreut të qeverisë. Ai shtoi se opozita do të vijojë me denoncimet, ndërsa vlerësimin për punën e SPAK-ut, sipas tij, duhet ta bëjnë qytetarët shqiptarë. Konferenca për mediat: Klajdi Bodlli, Syri Televizion: Pyetja ime është, ju do ta kallëzoni...
Burimi:
syri.net