“Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale”, Rama reagon para protestës qytetare

“Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale”, Rama reagon para protestës qytetare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me thirrjet drejtuar diasporës për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë, duke publikuar dy fotografi që, sipas tij, tregojnë “dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë”. Në postimin e tij, Rama pretendon se një prej protestueseve që ka bërë thirrje për mobilizimin e diasporës është njëkohësisht ndërtuesja e një shtese pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit, objekt që sipas tij do të shpronësohet në kuadër të projektit për Rilindjen e Zonës Historike. Sipas Ramës një shkelëse e ligjit po vishet me flamurin e interesit publik, që tregon se si funksionon algortimi i manipulimit në rrjetet sociale. REAGIMI DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË...