Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestës kundër projektit në Zvërnec i janë bashkuar edhe aktivistë dhe mbështetës të Lëvizja Vetëvendosje! nga Kosova. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shfaqen duke udhëtuar drejt Tiranës mbi një kamion të vjetër, ndërsa bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestë. Pamjet janë paraqitur nga organizatorët si dëshmi e mbështetjes që protesta po merr edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Megjithatë, videoja ka nxitur reagime në rrjet, pasi një pjesë e komentuesve kanë vënë në dukje kontrastin mes mesazhit ambientalist të protestës dhe përdorimit të një automjeti të amortizuar, që perceptohet si ndotës. Prania e aktivistëve të Vetëvendosjes në protestë pritet të ushqejë më tej debatin politik rreth lëvizjes, e cila prej javësh ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për kauzën mjedisore, por edhe për...