Pamje mbresëlënëse me dron! Tirana nuk mban më, mbi 150 mijë qytetarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës
Mbi 150 mijë qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth, në një nga protestat më të mëdha të zhvilluara në kryeqytet, për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kjo është protesta e 21-të radhazi. Pamjet e siguruara me dron nga News24 tregojnë përmasat e pjesëmarrjes, me turmën e protestuesve që shtrihet nga ‘Rogner’ dhe vijon deri tek sheshi ‘Skënderbej’ duke krijuar një panoramë mbresëlënëse nga ajri. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Burimi:
sot.com.al