Inxhinieri rrëzon me shifra premtimet e Ramës për Zvërnecin: 4 miliardët janë deklaratë politike e pabazë
I ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, inxhinieri i software-it në Boston, SHBA, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi shifrat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama për projektin në zonën e Zvërnecit. Simeqi u shpreh se premtimi për një investim prej 4 miliardë dollarësh, 10 mijë vende pune dhe përfundimin e projektit brenda katër viteve nuk përputhet me realitetin teknik dhe ekonomik. Inxhinieri deklaroi se, nëse do të merreshin të mirëqena shifrat e Ramës, atëherë aty do të ndërtoheshin rreth 16 mijë njësi banimi, duke krijuar praktikisht një qytet të ri me dhjetëra mijëra banorë në një zonë pranë lagunës dhe detit. Ai theksoi se këto shifra i konsideron “deklaratë politike të pabazë”, pasi nuk mbështeten në analiza konkrete dhe...
Burimi:
syri.net