Masat/ Italia ul përkohësisht taksat mbi naftën
Masa do të mbetet në fuqi të paktën deri më 6 gusht. Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, tha se qeveria do të mblidhet më 4 gusht për të diskutuar hapa të tjerë të mundshëm, duke shtuar se, nëse do të jetë e nevojshme, mund të ndërhyjë edhe për të kufizuar faturat e energjisë elektrike dhe të gazit. "Ne do të vlerësojmë se si do të zhvillohet situata,” tha ai.Edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e vlerësoi reagimin ndaj rritjes së çmimeve, të cilën, sikurse tha ajo "nuk e kemi shkaktuar ne, por që duhet ta përballojmë”. Meloni tha se çmimet e naftës rëndojnë sidomos mbi sektorë si transporti dhe bujqësia, çka do të thotë se në fund koston e paguan çdo familje. Meloni: Kjo masë...
Burimi:
syri.net