Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje
Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një konference për shtyp ditën e sotme bëri të ditur se indeksimi i pensioneve mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje. “Po e diskutojmë me ISSH, kemi krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore për ta afruar procesin e indeksimit në qershor ose korrik. Është çështje vendimmarrjeje që do ta ndajmë sapo të kemi dakordësinë. Të dhënat më të fundit e Drejtorisë së Tatimeve kanë rritje të faturave me 23%, deri në këtë moment shuma potenciale e kompensimit është 6-6.5 milionë euro. Procesi do të zgjasë deri në fund të muajit qershor”, tha Malaj. Sipas ministrit, projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave mund të paraqitet në Kuvend rreth fundit të qershorit ose korrikut. “Projektligji...
Burimi:
top-channel.tv