Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit

Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kyemadhi. Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave. Top Channel