Meta komunikon me avokatin përmes kafazit të xhamit, Kryemadhi shfaqet e qetë në sallë, nis gjyqi në GJKKO për ish-çiftin
Ka nisur e seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meta shihet teksa bisedon me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, teksa Kryemadhi qëndron indiferente e ulur në vendin e saj. Meta dhe Kryemadhi po zhvillojnë gjyqin në themel, teksa mbetet të shihen zhvillimet e seancës së sotme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv