ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ‘pushtohet’ nga ankesat qytetare për magjistratët. 25 ankesa në një muaj janë shtuar në totalin e letrave të konfirmuara pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Nga 9 mijë e 469 në fund të korrikut, numri ka shkuar në 9 mijë e 494 në të dhënat më të fundit të publikuara nga ILD. Ndërkohë, 7 mijë e 118 ankesa janë trajtuar, ndërsa 2 mijë e 376 vijojnë të jenë në proces trajtimi. Në fazën e verifikimit pas shqyrtimit fillestar ndodhen edhe 206 ankesa. Pas këtyre shifrave janë edhe raste konkrete të hetimeve disiplinore. Një prej tyre është ai i gjyqtares Suela Dashi, në Gjirokastër, ndaj së cilës ILD ka kërkuar masë disiplinore. Sipas hetimit, Dashi ka pasur mungesa të pajustifikuara në...
Burimi:
javanews.al