Hidhen poshtë akuzat kundër zyrtarit në shkollën ku gjashtëvjeçari qëlloi mësuesen
Një gjykatë në shtetin amerikan të Virxhinias ka rrëzuar të gjitha akuzat penale ndaj ish-drejtorit së një shkolle fillore, ku një nxënës 6-vjeçar qëlloi me armë mësuesen e tij gjatë orës së mësimit. Ebony Parker përballej me tetë akuza për abuzim të rëndë ndaj fëmijëve, pasi dyshohej se kishte injoruar paralajmërimet se nxënësi kishte sjellë armë në shkollë. Megjithatë, gjyqtarja Rebecca Robinson vendosi se prokuroria nuk arriti të provonte rastin dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat. E veshur me një xhaketë me kuadrate në sallën e gjyqit, Parker shpërtheu në lot dhe uli kokën teksa u dha vendimi. Gjyqtarja deklaroi nga trupi gjykues: “Ajo që ndodhi atë ditë ishte e tmerrshme”. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2023 në qytetin Newport News, kur nxënësi...
Burimi:
syri.net