Magyar gati të pengojë rikthimin e mundshëm të Orban, propozon kufizimin e mandatit të kryeministrit deri në 8 vite
Qeveria e re e Hungarisë, e udhëhequr nga Peter Magyar, ka propozuar një ndryshim kushtetues që synon të kufizojë mandatin e kryeministrit në maksimumi tetë vite, një masë që në praktikë do të pengonte rikthimin e Viktor Orban në krye të qeverisë. Projekt-amendamenti u dorëzua këtë të mërkurë, pak më shumë se një javë pas formimit të kabinetit të ri, dhe përfaqëson hapin e parë të qeverisë së Magyar për të ndryshuar kushtetutën e hartuar dhe ndryshuar disa herë gjatë qeverisjes së gjatë të Orban. Sipas propozimit, çdo person që ka shërbyer si kryeministër për një periudhë totale prej të paktën tetë vitesh nuk mund të rikandidojë më për këtë post, duke përfshirë edhe mandatet e mëparshme që nga viti 1990, kur Hungaria u demokratizua....
Burimi:
top-channel.tv