Hetues amerikanë mbledhin dëshmi nga ish-të burgosurit të kampeve në Derventa

Hetues amerikanë mbledhin dëshmi nga ish-të burgosurit të kampeve në Derventa

Një grup hetuesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur më 20 korrik në Derventa marrjen në pyetje të ish-të burgosurve që gjatë luftës ishin mbajtur në kampet Rabiq dhe Shtëpia e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), konfirmoi Shoqata e ish-të Burgosurve të Kampeve të Derventës. Sipas informacioneve të Radio Televizionit të Republikës Sërpska (RTRS), pesë hetues amerikanë, me ndërmjetësimin e Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), në ditët në vijim do të marrin dëshmitë e tetë ish-të burgosurve në Gjykatën Themelore në Derventa. Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, i cili nuk pranoi as ta konfirmojë dhe as ta mohojë se po zhvillon ndonjë hetim. Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA)...