Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen dy automjete, dy viktima dhe tre të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen dy automjete, dy viktima dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se dy persona ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave në fshatin Shushicë. Sipas Gashit, vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës. Edhe tre persona të tjerë janë duke u trajtuar në Spital pas lëndimeve të marra. Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.