Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, në Sauk nga ushqimi. Mësohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak muajsh, ndërsa policia dhe AMP kanë nisur hetimet. Herën e parë, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën...
Burimi:
opinion.al