Frikë nga arratisja, FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

Frikë nga arratisja, FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

Nga Elton Qyno – Syri.net/ Një trupë shërbimi e repartit RENEA dhe Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka marrë në ruajtje, Ilir Selmanin, i cili 6 ditë më parë u lirua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit në fazën e gjykimit. Frika e një arratisje të mundshme të tij, ka çuar SPAK-un të kërkojë masa shtesë të sigurisë në shtëpinë e Ilir Selmanit. Një trupë shërbimi e Repartit Special RENEA dhe FNSH, qëndrojnë 24 orë në ruajtje të Selmanit, i cili prej 1 jave është vënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Në rast se Ilir Selmani dënohet në...