Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Pas helmimit të dyshuar nga ushqimi të 60 kursantëve të Akademisë së Siguriaë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me njoftim ku bën me dije se është ndërperë aktiviteti i subjektit “SORI-AL” te Garnizioni Skënderbej deri në daljen e përgjigjes së analizave. Megjithatë nga verifikimet paraprake konstatohet se “SORI-AL” u konstatua se ushtronte aktivitetin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare. NJOFTIMI Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë,Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave...