DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

Shkon në 64 numri i studentëve që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL. Krahas 60 kursantëve të parë, 4 të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje. Dosja e helmimit të dytë pritet të bashkohet në një të vetme me helmimin e rastit të parë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti. Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së. Ky institucion po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit...