Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë, që rikthen kontrollin e aeroportit të Vlorës tek investitori kryesor MABCO, pritet të rikthejë rifillimin e punës në kantier, që ishte bllokuar prek kohësh për shkak të konflikteve mes ortakëve dhe nënkontraktorëve. Vendimi i shkallës më të lartë të gjyqësorit rrëzon vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjykimit, duke i njohur MABCO-s të drejtën për të administruar projektin. Si pasojë, kompania pritet të rikthehet menjëherë në kantier për të vazhduar punimet e ndërprera. Konflikti mes MABCO Construction të Behgjet Pacollit dhe kompanisë 2A Group të Valon Ademit kishte krijuar ditët e fundit një situatë të tensionuar në hyrjet e kantierit të aeroportit. Mosmarrëveshja solli bllokimin e hyrjes së punonjësve dhe mjeteve të nënkontraktorëve, duke pezulluar përkohësisht punimet...