Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij në një copëz arti të zbukuruar me diamante. Me një vlerë prej gati 300,000 dirhamësh (81,688 dollarë), Hemant Karamchandani shtoi 900 copë diamante, të vendosura në ar 18 karatësh në trofeun Lego, në një projekt që ai tha se i mori 35 ditë për ta përfunduar. “Nuk po kërkojmë ta shesim”, tha autori i veprës, i cili zotëron një dyqan bizhuterish në Dubai. “Mund të shkojë për bamirësi ose ndoshta do të përfundojë në Muzeun e së Ardhmes së Dubait”, shtoi ai. Karamchandani tha se fillimisht shtoi një pllakë me emrin e Kupës së Botës FIFA të zbukuruar me diamante, përpara se të vendoste të...