Hamilton: Na presin gara të vështira, diferenca me Mercedes mund të ngushtohet pas disa muajsh
Pas triumfit në Barcelonë me Lewis Hamilton, skuadra Ferrari sërish vuajti në pistë fundjavën e kaluar, këtë herë në garën e Austrisë. Duke komentuar këtë garë, ku u klasifikua në vendin e pestë, piloti britanik zbulon problemet. “Të premten e kuptuam se ishim ndër më të shpejtët në kthesa, por po humbisnim gjashtë të dhjeta në pjesët e drejta. Pastaj, diferenca dukej se ishte ngushtuar në kualifikime falë punës së bërë pas dy seancave të para të provave të lira”, tha Hamilton. 7 herë kampioni i botës në Formula 1, më tej shtoi: “Në garë, problemit të motorit iu shtua edhe mbinxehja. Makina rrëshqiste dhe mungonte ekuilibri. Nuk prisja një ndryshim kaq të madh”. “Mendova se mund të vazhdoja të dueloja me Russell, por pastaj...
Burimi:
telesport.al