Izraeli drejt njohjes zyrtare të gjenocidit armen, Turqia reagon ashpër
Qeveria e Izraelit miratoi njëzëri dje propozimin për të cilësuar si gjenocid, masakrat ndaj armenëve, të kryera nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, raportoi AP. Vendimi duhet ende të marrë miratimin e parlamentit izraelit (Knesset-it), por konsiderohet një hap me peshë politike, që pasqyron përkeqësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë. Ankaraja ka ushtruar prej vitesh presion diplomatik ndaj vendeve, që të mos i njohin zyrtarisht, vrasjet masive të armenëve të vitit 1915, si gjenocid. Historianët vlerësojnë se deri në 1,5 milionë armenë u vranë nga osmanët gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, në atë që shumë studiues, e konsiderojnë gjenocidin e parë të shekullit XX. Turqia e kundërshton këtë cilësim, duke argumentuar se numri i viktimave është ekzagjeruar dhe se të...
Burimi:
syri.net