Kristiano Ronaldon e lëshojnë nervat nga kritikat, trajneri i Portugalisë bëhet gati ta ul në stol: Erdhi koha për të bërë ndryshime

Kristiano Ronaldon e lëshojnë nervat nga kritikat, trajneri i Portugalisë bëhet gati ta ul në stol: Erdhi koha për të bërë ndryshime

Një incident i papritur ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Portugalisë dhe Kolumbisë, ku Kristiano Ronaldo ka zgjedhur të shmangë kontaktin me përfaqësuesit e medias. Ndërsa po largohej nga stadiumi, kapiteni portugez, i ndjekur nga kritikat për formën e tij, u është përgjigjur shkurt gazetarëve me frazën: “Danas ne” (Sot jo), duke refuzuar çdo koment mbi performancën e tij dhe barazimin pa gola të ekipit. Ky gjest i 41-vjeçarit ka shtuar “zjarrin” në opinionin sportiv portugez, ku po debatohet ashpër mbi rolin dhe minutazhin e tij në këtë Kampionat Botëror. Ronaldo, i cili ka qenë titullar në të tre ndeshjet e grupit, po përballet me presion në rritje për shkak të formës së tij fizike dhe kontributit në lojë. Në mbrojtje të kapitenit ka...