Mkhitaryan: Do të luaj edhe një vit, më pas do të kuptoj nëse ka ardhur koha të tërhiqem

Mkhitaryan: Do të luaj edhe një vit, më pas do të kuptoj nëse ka ardhur koha të tërhiqem

29 Qershor 2026 14:13 Alfred Lleshi Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan, vizitoi Akademinë e Pyunikut dhe foli për të ardhmen e tij, duke sqaruar para të rinjve: “Do të përpiqem të luaj edhe një vit, më pas do të kuptoj nëse ka ardhur koha ta mbyll karrierën time apo jo dhe çfarë do të doja të bëja. Nuk mund të them ende se çfarë do të bëj, sepse nuk kam menduar ende për këtë. Edhe pse ka shumë mundësi, duhet të zgjedh më të mirën për mua”. Armeni vijoi duke theksuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet tani: “Nuk mund t’ia lejoj vetes të ndalem në mes të rrugës, të mos e përfundoj atë që kam nisur. Dua ta mbyll në mënyrën më të bukur dhe...