Grupet e Botërorit drejt 1/16 finale, ja tabloja e plotë aktuale. Kombëtaret e kualifikuara dhe ato të eliminuara
Botërori 2026 po vazhdon të ofrojë rezultate surprizë, lojë të nivelit të lartë dhe gola spektakolarë. Pas dy ndeshjeve të para të fazës së grupeve, tashmë hyhet në fazën vendimtare të xhiros së tretë, e cila do të përcaktojë dy vendet e para të çdo grupi dhe tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta që do të kualifikohen në 1/16 finale. Meksika ka pikë të plota dhe pa pësuar gol, duke u bërë kombëtarja e gjashtë në historinë e Botërorëve që e arrin këtë. Kualifikim historik për Afrikën e Jugut, për herë të parë në fazën me eliminim direkt, pas fitores 1-0 ndaj Koresë së Jugut. Zvicra mposhti Kanadanë dhe del e para, ndërsa edhe vendasit kalojnë më tej. Kualifikohen gjithashtu Bosnja dhe...
Burimi:
telesport.al