Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datat e nisjes së aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2026-2027
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, në mbledhjen e fundit të zhvilluar më 23 qershor, ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2026-2027. Kampionati “Abissnet Superiore” pritet që të ngrejë siparin të shtunën 22 gushtit dhe të përfundojë më 9 maj 2027. Ndërkaq, kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 5 shtator 2026 dhe të përfundojë më 2 maj 2027. Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 27 dhjetor 2026. Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 16 shtator 2026 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 12 maj 2027. Kampionati i vajzave është planifikuar të nisë më 19 shtator dhe të...
Burimi:
sportekspres.com