Bergomi për merkaton e Inter: Mëkat që Palestra i iku nga duart, Solet është perfekt për Chivu

Bergomi për merkaton e Inter: Mëkat që Palestra i iku nga duart, Solet është perfekt për Chivu

Giuseppe Bergomi nuk pajtohet me zhvillimet e fundit në merkato. Në orët e fundit, Interi u befasua pasi Chelsea siguroi Marco Palestra, objektivi kryesor i Chivu dhe klubit zikaltër për të mbuluar boshllëkun e lënë nga Dumfries. Një ofertë mbi 60 milionë euro tek Atalanta dhe pagë e lartë për lojtarin mbyllën çdo mundësi për ta parë 21-vjeçarin sërish në Itali sezonin e ardhshëm. “Klubi ishte gati të shpenzonte shumë për djaloshin e ri Palestra, 50 milionë euro, një shifër e madhe për Interin dhe për çdo klub italian, – tha ish-mbrojtësi për “Gazzetta dello Sport”. – Do të ishte një investim i madh, por i bindur për vlerën e tij. Për këtë lojtar të lindur më 2005, që do vinte te kampionët e Italisë,...