Kaká bashkon “Canarinha” e pandalshme, a i njihni të gjitha legjendat braziliane?
25 Qershor 2026 13:02 Alfred Lleshi Kombëtarja e Brazilit nuk ecën kurrë vetëm në një Botëror. Aq më pak kur pranë “Canarinha” shfaqen disa nga emrat që kanë shkruar historinë e saj. Kaká publikoi në rrjetet sociale një foto plot histori dhe emocion brazilian, ku shfaqet së bashku me Roberto Carlos, Cafú, Bebeto, Rivaldo dhe Ronaldo Nazario, të shoqëruar me mesazhin e thjeshtë: “Vamooooos Brasil”. Fotografia, e cila u bë menjëherë “virale”, bashkon gjashtë ikona të brezave të ndryshëm të përfaqësueses braziliane. Kampionë bote, simbole të epokave të tyre dhe protagonistë të disa prej kapitujve më të paharrueshëm të futbollit modern. Roberto Carlos dhe Cafú përfaqësojnë Brazilin e fuqishëm të mbrojtësve të krahut; Rivaldo dhe Ronaldo talentin e jashtëzakonshëm të sulmit që shënoi një epokë;...
Burimi:
telesport.al