Fundi i bosit serb të nëntokës: U arratis nga burgu në Zvicër, u ekzekutua në Serbi në prani të shefit të policisë

Fundi i bosit serb të nëntokës: U arratis nga burgu në Zvicër, u ekzekutua në Serbi në prani të shefit të policisë

Një vrasje mafioze në qendër të Beogradit ka disa javë që është duke dominuar debatet publike në Serbi. Gangsteri i njohur Aleksandar Neshoviq, i cili u ekzekutua nga një kundërshtar i tij, rezulton të ketë një të kaluar të bujshme kriminale edhe në Zvicër, shkruan gazeta “Blick” e Zürichut. Vrasja ndodhi më 12 maj në restorantin luksoz “27” në Beograd. Dy bosët e nëntokës, Sasha Vukoviq dhe Aleksandar Neshoviq, të cilët ishin në armiqësi me njëri-tjetrin, ishin ulur në të njëjtën tryezë për një takim pajtimi. Ndërmjetësi i këtij takimi ishte askush tjetër veçse Veselin Miliq, shefi i policisë së Beogradit, i cili ishte ulur bashkë me ta. Por skenari mori një rrjedhë të përgjakshme: Vukoviq dyshohet se qëlloi Neshoviqin me dy plumba në bark....