Fshehu në rrobat e saj breshka me vlerë 9000 dollarë, arrestohet në Tajlandë 19-vjeçarja
Një 19-vjeçare nga Tajlanda është arrestuar në aeroportin e Bangkokut pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte 30 breshka të mbrojtura, të fshehura nën rrobat e saj. Sipas autoriteteve tajlandeze të jetës së egër, e reja u bë e dyshimtë për shkak të lëvizjeve të pazakonta ndërsa përgatitej të hipte në një fluturim drejt Taipeit, herët në mëngjes. Kontrolli në terminalin e nisjeve të Aeroportit Suvarnabhumi zbuloi se ajo kishte lidhur pas trupit breshka të rralla, të vendosura në qese prej pëlhure dhe të fiksuara me shirit ngjitës për të shmangur zbulimin.Autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për breshka indiane yjore, një specie e mbrojtur dhe shumë e kërkuar në tregun e zi për shkak të pamjes së saj karakteristike. Nga 30 breshkat e gjetura, 29...
Burimi:
top-channel.tv