Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë
Ministri francez i Punës, Jean-Pierre Farandou, ka shtuar presionin ndaj Zvicrës për të zbatuar marrëveshjen e re me Bashkimin Evropian lidhur me përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë. Farandou kërkon që Zvicra të përshpejtojë procesin e implementimit të marrëveshjes së re me BE-në, e cila parasheh që përfitimet e papunësisë në të ardhmen të paguhen nga shteti ku personi është i punësuar dhe jo më nga shteti ku ai banon. Sipas ministrit francez, sistemi aktual i kushton Francës rreth 860 milionë euro në vit. Ai deklaroi para parlamentit francez se tashmë është hartuar edhe një kalendar zbatimi me Luksemburgun. Farandou theksoi se Luksemburgu “me dëshirë ose jo” do të duhet të zbatojë rregullat e reja të miratuara nga vendet e BE-së më 29 prill, pas...
Burimi:
syri.net