FOTOLAJM/ Çifti Rama arrin në Zvicër, ambasadori i Shqipërisë u mban valixhet nga pas

FOTOLAJM/ Çifti Rama arrin në Zvicër, ambasadori i Shqipërisë u mban valixhet nga pas

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Zvicër u pa mbrëmë të mbante valixhet e çiftit kryeministror Edi dhe Linda Rama. Ata shkuan mbrëmjen e kaluar në Republikën Helvete për të marrë pjesë në ekspozitën e artit në Bazel ku Rama merr pjesë me një skulpturë bronzi mbi 2 metra të lartë. Në një foto të bërë nga pasagjerë të pranishëm në aeroport, duket ish-kryebashkiaku i Vlorës, duke mbajtur valixhet e Ramës pas mbërritjes. Ermal Dredha ishte kryetar i bashkisë së Vlorës për 2 vite dhe dha dorëheqjen, për tu emëruar ambassador në Zvicër, në vend të Mustafa Nanos, i cili e ndërpreu mandatin diplomatik për t’u kthyer në Tiranë.