Deputetja e Shkodrës doli e pavarur në Parlament, Balla mbledh grupin e PS: Për Marjana Koçekun do të flasim kur…
Taulant Balla ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS. Sipas Muhamed Veliut, gjatë mbledhjes, kreu i grupit ka deklaruar se, lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të dalë si deputete e pavarur, do të flasin në një moment tjetër. Koçeku fitoi mandatin me PS, duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa një ditë më parë njoftoi vendimin për largimin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.
Burimi:
sot.com.al