Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

Nga Eduard Zaloshnja Nuk vlen të pyetet në ndonjë sondazh nëse shqiptarët përkrahin kombëtaren tonë të futbollit. As për përfaqësuesen e futbollit të Kosovës nuk vlen të pyetet (edhe pse ajo nuk është kombëtare). Por në një sondazh rigoroz që drejtova në terren kohët e fundit nga Vermoshi në Konispol, bëra ndër të tjera edhe pyetjen “Cilën kombëtare përkrahni në futboll, përveç kombëtares sonë?” Kombëtaren e Italisë e përkrahin rreth 30% e banorëve të rritur në Shqipëri, pavarësisht se ajo nuk arriti të shkonte në Botërorin që po fillon. Meqë Shqipëria ka 1.9 milionë banorë të rritur, i bie që rreth 570 mijë përkrahin Italinë, përveç Shqipërisë (shihni tabelën e mëopshtme). E dyta renditet Gjermania me 12% ose rreth 228 mijë banorë të rritur, dhe...