Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë politike ende nuk janë aktivizuar në zhvillimin e takimeve për formimin e institucioneve. Megjithatë, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje e sheh një gatishmëri te Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim, pavarësisht problemeve të brendshme të kësaj partie. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca të hënën tha se ndryshe nga Partia Demokratike që insiston se presidenti duhet të vijë nga radhët e saj, LDK-ja pajtohet për një president konsensual. “Sa i përket Partisë Demokratike, është dukë, nuk ka pasur shumë hapësirë për diskutim, meqenëse ata ndodhen në pozicione të njëjta, mendojnë që presidenti duhet të jetë i PDK-së. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë mendimin e saj se mund të ketë një...