Flet nëna e djalit autik: Po kthehesha në shtëpi, Rama hyri në gjynah me djalin tim!

Flet nëna e djalit autik: Po kthehesha në shtëpi, Rama hyri në gjynah me djalin tim!

Gruaja e cila një ditë më parë u sulmua nga policia me ujë me piper, teksa kalonte pranë Parlamentit me të birin me spektrin autik, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili sot tha se ajo është përdorur nga ata protestues që kreu i qeverisë i cilëson si “sorra e korba”. Në një video të publikuar nga gazetari Osman Stafa, ajo thotë se nuk ishte te Parlamenti si pjesë e protestës, por po kalonte aty rastësisht, teksa kthehej nga terapia e të birit. Ajo i është drejtuar kryeministrit duke i thënë: “Mos i hy në gjynah çunit”, ndërsa i kërkon të ballafaqohet me të për pretendimet e ngritura. “Unë nuk isha fare në protestë, po vija nga Kamza. Çova çunin në terapi...