VIDEO/ Dita e 55-të e protestës, qytetarja: Po sakrifikojmë për Shqipërinë që meritojmë
‘Nuk po sakrifikojmë vetëm për të rrëzuar një qeveri, por për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë’. Kështu u shpreh një qytetare gjatë protestës së 55-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në fjalën e saj para protestuesve, qytetarja deklaroi se beteja nuk është vetëm politike, por lidhet me të ardhmen e vendit dhe me atë që ajo e cilësoi si ‘Shqipëria që shqiptarët meritojnë’. Sipas saj, qytetarët kërkojnë një vend ku interesi kombëtar të mos përdoret për pazare politike dhe ku Shqipëria të ketë më shumë peshë në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalimit, qytetarja foli edhe për çështjet kombëtare, duke përmendur Kosovën, shqiptarët në rajon dhe Çamërinë. Ajo kërkoi gjithashtu një vend ku familja të jetë në qendër...
Burimi:
syri.net