Facebook dhe Instagram mbushen me reklama, si po ndryshon strategjia e bizneseve shqiptare

Facebook dhe Instagram mbushen me reklama, si po ndryshon strategjia e bizneseve shqiptare

Bizneset shqiptare po rrisin gjithnjë e më shumë praninë e tyre në platformat sociale, ndërsa reklamat online janë kthyer në një nga mjetet kryesore për të arritur konsumatorët. Sipas të dhënave nga Meta Ads Library, aktualisht në Shqipëri rezultojnë rreth 7,300 reklama aktive në platformat e kompanisë Meta, që përfshijnë Facebook dhe Instagram. Të dhënat tregojnë se kompanitë, markat dhe subjektet e ndryshme po përdorin reklamat e sponsorizuara për të promovuar produktet, shërbimet dhe ofertat e tyre, duke e bërë hapësirën digjitale një treg gjithnjë e më konkurrues. Numri i lartë i reklamave aktive tregon se marketingu në rrjetet sociale po zë një rol të rëndësishëm në strategjitë e bizneseve shqiptare. Përmes këtyre platformave, kompanitë mund të synojnë audienca të caktuara sipas interesave, moshës, vendndodhjes...