“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm për  drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër: Ka humbur burrërinë

“Është i konsumuar”, Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër: Ka humbur burrërinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda selisë blu. Në një reagim publik, Salianji e cilëson “mizerabël” standardin e drejtimit të PD-së, duke akuzuar Berishën për mungesë përgjegjësie ndaj demokratëve, të cilët sipas tij kanë mbetur në opozitë prej 13 vitesh. Ai shprehet se drejtimi aktual ka sjellë përçarje, akuza dhe një klimë mosbesimi brenda partisë, ndërsa shton se demokratët po vendosen nën presion për të heshtur. Salianji ngre një sërë pyetjesh mbi humbjen e zgjedhjeve të fundit, duke kërkuar përgjegjësi për rezultatin dhe mënyrën e drejtimit të fushatës. Sipas tij, me lidershipin aktual, Partia Demokratike nuk ka asnjë mundësi për të ardhur në pushtet. “Edhe demokratët më të bindur e dinë që me Sali Berishën nuk do...