VIDEO/ Berisha takim me ministrin e Jashtëm maqedonas, shqiptarët dhe integrimi temat e diskutimit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe delegacioni që e shoqëron në Forumin e IDU-së në Zagreb, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Biseda u përqendrua në çështje me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për rajonin në tërësi. Palët shprehën bindjen e përbashkët se procesi i integrimit europian mbetet jetik për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. U theksua nevoja që të dy vendet të përparojnë me ritme të përshpejtuara, nëpërmjet përmbushjes së standardeve europiane dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha vuri në dukje rëndësinë e respektimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë çështje...
Burimi:
syri.net