EMRI/ Arrestohet polici në Dibër, nuk hetoi largimin e një personi që do ekstradohej drejt Gjermanisë
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e një personi të kërkuar nga drejtësia. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në praninë e prokurorit të gatshëm, ka arrestuar në flagrancë efektivin Megin Gani Ademi, 32 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër. Sipas AMP-së, ndaj tij rëndon dyshimi për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim detyre’. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër...
Burimi:
syri.net