Radhë për benzinë në të gjithë vendin: Rusia në krizë karburanti, por autoritetet e mohojnë problemin
Sulmet ukrainase shkaktuan një krizë karburanti në Rusi. Raportet nga disa rajone tregojnë se si qytetarët përballen me jetën e përditshme. Shoferët në Rusi presin me orë të tëra në pikat e karburantit, dhe në disa rajone me ditë të tëra, shkruan Deutsche Welle . Në kërkim të pompave të hapura, njerëzit bredhin nëpër qytete të tëra, flenë në makina dhe presin radhën e tyre. Shpesh ka konflikte midis atyre që presin. Në muajt e fundit, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj rafinerive ruse të naftës. Më 6 korrik, forcat ukrainase sulmuan një rafineri në Omsk, rreth 2,500 kilometra larg kufirit ukrainas. Kështu, Kievi tashmë ka shënjestruar të dhjetë rafineritë më të mëdha ruse - nga rajoni i Leningradit deri në Omsk. Kjo e...
Burimi:
syri.net