Elseid Hysaj mund të vijojë të luajë në Serie A, Lecce tenton afrimin e mbrojtësit kuqezi
Elseid Hysaj mund të jetë shumë pranë një aventure të re në Serie A. Mbrojtësi i djathtë shqiptar është në bisedime me Leccen, pasi mbeti lojtar i lirë në fund të kontratës me Lazion, duke i dhënë fund një qëndrimi pesëvjeçar në kryeqytetin italian. Sipas raportimeve nga Italia, më konkretisht nga gaetari I njohur Gianlucca Di Marzio kontaktet mes palëve kanë nisur dhe negociatat janë në zhvillim, me Leccen që po shqyrton mundësinë për ta afruar në skuadër futbollistin me përvojë. Sezoni i fundit nuk ishte ndër më të mirët për Hysajn, i cili u aktivizua vetëm në pesë ndeshje të Serie A. Megjithatë, gjatë pesë viteve me Lazion ai regjistroi 131 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe katër asistime. Nëse...
Burimi:
gijotina.com