Champions League, turi i parë kualifikues: Egnatia synon të thyejë “akullin” në shtëpi ndaj Petrocub
14 Korrik 2026 16:06 Telesport Egnatia do të zbresë mbrëmjen e së mërkurës në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League, ku do të përballet me kampionët e Moldavisë, Petrocub. Takimi do të luhet në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 21:00. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen pas një paraqitjeje pozitive në transfertë, ku arriti të marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në Moldavi. Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e parë, Egnatia reagoi me karakter dhe gjeti golin e barazimit me Altin Kryeziun, duke mbajtur të hapur plotësisht garën për kualifikim. Kampionët e Shqipërisë treguan forcë dhe personalitet edhe pse luajtën të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, duke...
Burimi:
telesport.al