Dy operacione në Elbasan, në pranga 43-vjeçari për djegien e tre makinave, një tjetër u kap me armë dhe kokainë

Dy operacione në Elbasan, në pranga 43-vjeçari për djegien e tre makinave, një tjetër u kap me armë dhe kokainë

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Në pranga është vënë një 43-vjeçar i cili akuzohet për djegien e qëllimshme të tre makianve dhe po ashtu një 32-vjeçar i cili qarkullonte me pistoletë dhe lëndë narkotike me vete. Finalizohen nga Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, dy operacione policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja”. Zbardhen dy raste të djegies së qëllimshme të automjeteve, identifikohet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, me municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar...