Drejtuesit e lartë zikaltër paralajmërojnë Barcelonën: Duam ta mbajmë Bastonin
4 Maj 2026 10:25 Alfred Lleshi Interi, kampion i ri i Italisë me titullin e 21-të në histori, i dytin për nga numri pas Juventusit (36), siguroi “scudetto”-n pas fitores ndaj Parmës. Skuadra e Cristian Chivu, që zëvendësoi Simone Inzaghin në qershor 2025, mund të shtojë edhe një trofe tjetër, pasi më 13 maj luan finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios. Pas festimeve, drejtori sportiv Piero Ausilio foli për projektin e klubit dhe merkatos. I pyetur për Alessandro Bastonin, i kërkuar nga Barça, ai ishte i prerë: “Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Bastonin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin dhe Italinë. Një lojtar i fortë, i jashtëzakonshëm dhe duam ta mbajmë”. Bastonit i skadon kontrata në qershor 2028 dhe klubi zikaltër...
Burimi:
telesport.al