Guardiola: Ende kam energji të jashtëzakonshme për punën te City, ky ekip duhet të mësojë të punojë nën presion
Pep Guardiola ka ende një energji të jashtëzakonshme për punën e tij te Manchester City dhe ndihet më i qetë pavarësisht presioneve të një sfide për tripletën. Ka pasur spekulime gjatë gjithë sezonit se Guardiola mund të largohet nga City këtë verë pas një dekade në krye, por ai vazhdon të flasë ngrohtësisht për klubin. “Nuk do të isha 10 vjet këtu, me apo pa trofe, nëse nuk do të kisha këtë mjedis të jashtëzakonshëm. Ende kam energji të jashtëzakonshme. Sigurisht që jemi këtu sepse kemi fituar shumë dhe kjo është arsyeja pse nuk të shkarkojnë. Ata ende vazhdojnë të më besojnë”, deklaroi Pep Guardiola. Më tej, trajneri spanjoll foli për mentalitetin fitues që ka skuadra që ai drejton: “Ndonjëherë, nuk e ke atë mentalitet....
Burimi:
telesport.al