Allegri: Nuk duhet ta lejojmë ankthin të na mposhtë, rrezikojmë të humbasim muaj pune
Pas humbjes së Milan në Reggio Emilia, 2-0 kundër Sassuolo, trajneri i kuqezinjve Massimiliano Allegri, ka reaguar për një rezultat që ka ndërlikuar mjaft planet e skuadrës për një vend në Champions League. “Ne iu afruam të dyja pjesëve dobët, veçanërisht pjesës së dytë. Ne hodhëm poshtë një “wild card”. Ky është lloji i periudhës në të cilën ndodhemi, nuk mund të humbasësh dhjetë muaj punë në momentet më të rëndësishme”, tha Allegri. Më tej, ai komentoi: “Tani duhet të përqendrohemi tek Atalanta. Teknikisht, bëmë shumë gabime. Ishte një ditë e keqe, një e diel e keqe. Duhet të takohemi përsëri të martën dhe të punojmë për këtë.” “Mendoj se Champions nuk është në rrezik. Do të isha shumë i lumtur ta siguroja atë edhe...
Burimi:
telesport.al