Dita e 87 e protestës/ Emigranti thirrje qytetarëve: Largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Dita e 87 e protestës/ Emigranti thirrje qytetarëve: Largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 87 ditësh, ndërsa në shesh janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Pjesë e tubimit është bërë edhe një emigrant nga Gjermania i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, duke vënë theksin në situatën e vështirë që prej dekadash vuajnë shqiptarët. Ai u ka bërë thirrje edhe socilalistëve dhe demokratëve të largohen nga kupola drejtuese e partisë. “E gjithë shoqëria që ndodhet në emigrim i është bashkuar protestës për të gjithë arsyet që protesta ka nisur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë ndodhem prej tre ditësh. Fytyrat e njerëzve tregojnë qartë gjendjen ku është situata në Shqipëri. Është një situatë e pashpresë, njerëz që vuajnë në dyert e...